Ndahet nga jeta ne moshen 83 Sotiraq Paskali, Mjeshter i Madh, themelues i Cirkut te famshem te vellezerve Paskali ne Gjirokaster.
Raqi, siç i therriste gjithe Gjirokastra, ishte gjithashtu nje profesionist i shquar ne veterinari, me kontribute edhe ne pikture, skulpture, kompozitim dhe shkrimtar.
Raq Paskali manifestoi vlera te spikatura qytetare e profesionale, plot dashuri per lagjen Palorto ku lindi dhe Gjirokastren ku u rrit.
Ai u formua dhe kontriboi ne disa fusha, i nderuar dhe vleresuar per punen dhe krijimtarine e tij si “ Qytetar Nderi i Gjirokastrës”, me motivacionin” Udhëheqës i shquar i cirkut, kompozitor, piktor, skulptor dhe shkrimtar i njohur”, dekoruar edhe me urdherin”Naim Frasheri”.
Raqi do te kujtohet edhe per Permetin, ku ne korrik te vitit 1964 realizoi nje nga aventurat , raftingun e pare me një trap primitiv se bashku me shokun e tij Gjon Baldini nga Shkodra, me jehone ne mbare vendin.
Atehere Sotiraq Paskali ishte djalosh 21 vjecar, qe guxoi te pershkonte mbi ujrat e Vjoses nje aventure qe askush nuk e kish bere me pare, deri ne Uren e Mifolit.
Raqi do ju mungoje skenave, kalldremeve dhe mbi te gjitha qytetareve te Gjirokastres.