Deputeti i Partisë Demokratike per Qarkun Gjirokaster, Tritan Shehu, ka reaguar duke shprehur ngushëllimin e tij pas ndarjes nga jeta të mjekut të njohur Isuf Kalo, teksa me anë të një shkrimi në fb shkruan se a ishte jo vetëm një specialist me vlera në fushën e tij, por një njohës i aftë i politikave shëndetësore.
Ja shkrimi i plotë i Shehut:
“U largua” edhe Isuf Kalo.
Dhimbje per ate, familjen, miqte…Jo vetem nje specialist me vlera ne fushen e tij te endokrinologjise, vecanerisht te diabetologjise.
Por dhe nje njohes i afte i politikave shendetesore.
Nje nga specialistet e organizatoret e perpunimit te tyre ne nivele te larta te OBSh.
Ngushellimet me te sinqerta per familjen ne radhe te pare, per te gjithe ata qe e ndjejne humbjen e tij!
Fatkeqesisht ne kete mes janari, po humbim shoke, kolege e miq…