Vijojnë të dalin detaje të reja nga hetimi i ngjarjes ku Klea Prenga dyshohet se u dhunua nga motrat Berisha, Antonela dhe Mariela, në një lokal në Tiranë.
Mësohet se policia ka sekuestruar dy automjete, makinën që kanë pasur natën e ngjarjes dhe makinën që kanë lëvizur më mbrapa motrat Berisha.
Gjithashtu bëhet me dihe se zyrtarisht sipas sistemit TIMS, motrat Berisha nuk janë larguar jashtë vendit.
Ndërkohë Prokurori ka nxjerrë urdhër ndalimet për të dy motrat për akuzën e plagosjes së rëndë në bashkëpunim.