Një aksident ka ndodhur në zonën turistike të Kanionin të Holtës në Gramsh, ku dy vëllezër janë plagosur pas përplasjes me një dhi.

U mësua se dy vëllezërit kanë qenë duke lëvizur me motor, kur dhia u ka dalë para duke u prerë rrugën.

Të dy vëllezërit janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë për të marrë ndihmë mjekësore të specializuar.