Një aksident u shënua sot në fhsatin Theth në Shkodër.
Sipas policisë, një i ri spanjoll, duke drejtuar një motomjet, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë motomjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë, janë dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri.
Informacion paraprak
Në fshatin Theth, shtetasi spanjoll A. S., 27 vjeç, duke drejtuar një motomjet, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë motomjeti ka dalë nga rruga.
Nga aksidenti janë dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri, shtetasi C. A., 24 vjeç, të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.