Vendi ynë prej ditësh është pushtuar nga moti i paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu.
Edhe gjatë ditës së sotme, do të kemi vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga reshje shiu dhe rrebeshe në të gjithë vendin.
Sipas hartës, temperaturat minimale do të luhaten 11-18 gradë, temperaturat maksimale parashikohen me rënie 19 -22°C në veri , 22 -26°C në zonën e ulet dhe zonat pranë bregdetit.
Era do të jete me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 10-15 m/sek dhe dallgëzim të forcës 3 -4 ballë në det te hapur.