Sipas MeteoAlb, do të vijojë Shqipëria nën ndikimin e masave ajrore me origjinë kontinentale duke sjellë në vendin tonë; mot të kthjellët dhe relativisht të ftohtë; më të theksuara kthjellimet do të paraqiten përgjatë vijës bregdetare dhe pjesërisht në zonat e ulëta.Â
Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim; të sjellin herë pas here kalime vranësirash të pakta nëpër të gjithë territorin; megjithatë nuk priten reshje.Â
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë si në mëngjes edhe në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -2°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 17°C vlera më e lartë e cila pritet në Vlorë dhe Sarandë.Â
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht lindor duke krijuar në brigjet detare valëzim të ulët.Â