Vendi ynë është përfshirë nga masa ajrore të qëndrueshme, të cilat do të sjellin alternime kthjellimesh dhe kalime të pakta vranësirash.
Pritet që vranësirat të jenë më të dukshme në orët e pasdites përgjatë zonave malore. Ndërsa kthjellimet do të jenë më të theksuara në shtrirjen perëndimore.
Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 16°C.
Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi mbi 45 km/h kryesisht nga drejtimi Verior duke krijuar dallgëzim mbi 3 ballë.