Gjatë ditës së sotme masat e ftohta polare që kanë depërtuar në Shqipëri prej disa ditësh do të diktojnë sërish mot të kthjellët por shumë të ftohtë në bregdet dhe zonat e ulëta, ndërsa me kthjellime, vranësira dhe temperatura ekstremisht të ulëta paraqitet moti në zonat malore.
Gjatë orëve vijuese mbeten problematike situata e ngricave në pjesën më të madhe të territorit si pasojë e temperaturave shumë të ulëta si edhe reshje të pakta dëbore do të ketë në zonat Lindore.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të vijojnë sërish të ulëta në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -13°C deri në 7°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar ne brigjet detare dallgëzim 3 – 4 ballë.