Sipas MeteoAlb mbeten prezente masat ajrore me origjinë nga Afrika në territor, duke bërë që të kemi kthjellime dhe temperatura shumë të larta. Por pasditja sjell kalime të pakta vranësirash, ku më të theksuara do të jenë në zonat malore veriore dhe verilindore.
Zonat më me temperatura më të larta parashikohet të jenë Elbasani dhe Gjirokastra. Stabiliteti atmosferik do të vijojë të jetë prezent gjatë orëve të mbrëmjes dhe natës.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 39°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi perëndimor – veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim deri në 2 ballë.