Masat ajrore të lagështa të shkëputura nga disa qendra të thella presioni me origjinë nga cikloni i Islandës do të bëjnë që vendi ynë këtë fundjavë të ketë kushte të paqëndrueshme atmosferike.
Moti do të jetë i vranët por nuk do të mungojnë as intervale të herëpasherëshme kthjellimi.
Ditën e Shtunë reshjet e shiut do të jenë prezente që prej orëve të para të 24-orëshit me intensitet të ulët e lokalisht mesatar.
Në orët e pasdites në intervale të shkurtra kohore në veriperëndim të vendit reshjet parashikohen me intenistet mesatar e lokalisht të lartë në formën e stuhive, shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.