Moti i kthjellët dhe vranësirat e lehta do të dominojnë bregdetin dhe zonat e ulëta gjatë ditës së sotme, por me kthjellime dhe vranësira disi më të dendura paraqiten zonat malore verilindore dhe juglindore.
Orët e pasdites dhe në vijim, sjellin grumbullim të vranësirave në juglindje të territorit, por mundësia për reshje është thuajse zero.
Sipas MetetoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 15°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë