Gjatë dites së sotme, vendi ynë do të jetë në ndikimin e presionit të lartë atmosferik i vendosur mbi Ballkanin Perëndimor, duke sjellë mot të kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare.
Pritet që nën dominimin e kthjellimeve në një pjesë të mirë të ditës të jetë Ultësira Perëndimore, ndërsa kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të ketë përgjatë shtrirjes lindore.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 24°C.
Era do fryjë mesatare në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë 30 km/h nga drejtimi Jugperëndimor, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të krijohet dallgëzim mbi 2 ballë.