Vijojnë masat ajrore të qëndrueshme në të gjithë vendin, duke bërë që Shqipëria të jetë nën dominimin e motit të kthjellët gjatë paradites por parashikohet që pasditja të sjellë grumbullim të vranësirave duke gjeneruar shira në pjesën më të madhe të vendit ku herë pas here do të jenë rrebeshe, më të mundshme në zonat malore përgjatë kufirit Lindor.
Sipas MeteoAlb, mbrëmja dhe nata ri-sjellin sërish kthjellimet në territor.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 29°C.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verior – veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.