Ditën e sotme do të ketë reshje shiu të cilat do të jenë prezente në orët e para të ditës fillimisht në pjesën veriperëndimore të territorit.

Nga orët e mesditës reshjet pritet të prekin pjesën më të madhe të territorit, në veri e pjesërisht në qendër reshjet pritet të jenë me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave, shoqëruar me shkarkesa elektrike e hera herës breshër.

Era parshikohet të jetë kryesisht nga veriperëndim-juglindje në momentin e zhvillimit të vranësirave era fiton shpejtësi deri në 8-9 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bredgetare dhe zonat luginore fiton shpjetësi deri në 12-14 m/sek.

Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-3 ballë.

Temperaturat sot do të luhaten nga 18-35 gradë.