Gjatë ditës së sotme zhvillimi i vranësirave do të gjenerojë shira në të gjithë territorin, herë pas here do të ketë edhe rrebeshe të shoqëruar me mini-stuhi të forta ere.
Në majat e maleve do të ketë reshje të pakta dëbore. Parashikohet që vranësirat dhe shirat të mbeten prezent deri në orët e vona të natës ku pritet dobësim i ndjeshëm i tyre. Megjithatë zonat veriore do të mbeten me shira deri mëngjesin e së hënës.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 16°C.
Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi kryesisht verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.