Moti të dielën do të jetë me vranësira dhe reshje shiu.

Pasdite reshjet do të zhvendosen në lindje të vendit.

Temperaturat minimale do të luhaten 16-22 gradë, temperaturat maksimale parashikohen 23 -26°C në veri, 26 -27°C në zonën e ulët dhe zonat pranë bregdetit.

Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 10 – 15 m/sek dhe dallgëzim të forcës 4 – 5 ballë në det të hapur.