Vendi ynë sot do të jetë me kushte të paqëndrueshme atmosferike. Në pjesën e parë të ditës do të ketë dominim të vranësira, të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu në ultësirën Perëndimore.
Në pjesën e dytë të ditës do të ketë reshje shiu dhe po ashtu priten edhe mini-stuhi të forta ere dhe breshëri në zona të izoluara.
Ndërsa orët e natës vonë sjellin përmirësim të përkohshëm të kushteve të motit në vend.
Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes, por do të ulen ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 30°C.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det duke arritur shpejtësinë 60 km/h nga drejtimi Verior dhe Veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë.