Gjatë ditës së sotme moti në vendin tonë do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme ku më të dukshme do të jenë në zonat veri – veriperëndimore duke sjellë reshje të izoluara shiu e dëbore.
Orët vijuese dhe deri mëngjesin pasardhës, moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë vendin.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 18°C.
Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.