Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh, duke sjellë një mot të qëndrueshëm dhe pa reshje.
Temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme, ku variojnë:
në zonat malore, nga -4°C në 07°C,
në zonat e ulëta nga 04°C në 13°C,
në zonat bregdetare nga 06°C në 14°C.
Era do të fryjë në drejtim Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.