Dita e sotme do të vijojë të mbetet nën ndikim të kushteve atmosferike të qendrueshme dhe të nxehta.
Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit e vranësira të pakta, kalimtare në orët e mesditës kryesisht përgjatë relieveve malore.
Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi-jugperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës pritet të fitoi shpejtësi deri në 10m/sek, kryesisht në orët e mesditës. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 24 / 34 °C,
në vendet e ulëta: 23 / 37 °C,
në vendet malore: 18 / 33 °C.