Pjesa e parë e ditës do të jetë në dominimin e kthjellimeve në zonat bregdetare dhe të ulta, ndërsa në zonat malore do të ketë kalime të lehta vranësinash.
Në pjesën e dytë të ditës vranësinat do të shfaqen në të gjithë territorin ku në zonat malore moti do të pësojë zhvillime duke krijuar mundësi për reshje shiu në zonat Veriore.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por mbeten të pandryshuara në mesditë duke u luhatur nga 11 gradë C deri në 33 gradë C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30km/h ngfa drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzimin 1-2 ballë.