masa ajrore të qëndrueshme në të gjithë territorin deri në orët e pasdites ku vranësirat do të shfaqen si fillim në zonat malore dhe gradualisht në pjesën më të madhe të territorit, më të dendura në zonat verilindore duke sjellë rrebeshe të izoluara shiu.

Po ashtu do të ketë shtim të lagështirës në ajër duke bërë që temperaturat të ndjehen edhe më të larta.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 32°C.

Era do te fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor dhe veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.