Deri në orët e mesditës një pjesë e mirë e vendit tonë parashikohet të jetë në dominimin e kthjellimeve, por në zonat e thella malore do të ketë kalime të lehta vranësirash.

Ndërsa në orët vijuese pritet të ketë shfaqje të vranësirave të pakta dhe të përkohshme në të gjithë zonën malore të Shqipërisë dhe në qytetet e zonës së ulët, ku në juglindje të territorit shqiptar vranësirat do të mund të sjellin momente të shkurtra me reshje të pakta shiu në zona të izoluara.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por do të ulen lehtë në mesditë duke u luhatur nga 1°C deri në 17°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Perëndimore duke sjellë në brigjet detare dallgëzim të ulët.