Gjatë ditës së sotme vendi ynë parashikohet të përfshihet nga kushte të qëndrueshme atmosferike në të gjithë territorin. Pritet të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat malore pas mesdite.

Ndërsa kthjellimet do të jenë më prezente në ultësirën perëndimore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 23°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim mbi 2 ballë.