Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me mot të vranët dhe reshje shiu, të cilat do të bëhen prezente që prej orëve të mesnatës me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar fillimisht në veri të vendit.

Gradualisht reshjet do të shpërndahen në të gjithë territorin në formën e rrebesheve të shpejta me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër, ndërsa nga orët e mesditës deri pasdite reshjet parashikohen me intensitet mesatar deri të lartë, kryesisht në qarqet: ShkodërLezhëKukësPeshkopiDurrësTiranëElbasan dhe pjesërisht qarku i Vlorës.

Mjegull e dendur lokale dhe mjegullina do të jenë prezente në orët e para të mëngjesit dhe mbrëmjes si dhe në momentin e reshjeve të shiut.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 7 deri 15°C;

në zonat e ulëta 11 deri 19°C;

në zonat bregdetare 13 deri 19°C.