Gjatë ditës së sotme territori shqiptar do jetë në kushte të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që moti të jetë i kthjellët dhe vranesira të pakta, të cilat në orët e pasdites do të largohen gradualisht duke ia lënë vendin kthjellimeve.
Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 17°C.
Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verior duke krijuar në det dallgëzimi 2 – 3 ballë.