Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh duke sjellë një mot të qëndrueshëm dhe pa reshje.
Temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme, ku variojnë:
në zonat malore, nga -5°C në 05°C,
në zonat e ulëta nga 03°C në 11°C,
në zonat bregdetare nga 05°C në 12°C.
Era do të fryjë në drejtim Verior-Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.