Moti i paqëndrueshëm do të sjellë vranësira të shumta. Pritet që vranësirat herë pas here të zhvillohen duke gjeneruar reshje shiu në zonën bregdetare dhe të ulët.
Ndërsa në zonat malore do të kemi reshje dëbore. Parashikohet që reshjet të jenë me intensitet të ulët dhe më të dukshme do të jenë në Jug të vendit tonë.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes, POR do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 14°C.
Era do të fryjë me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Lindor-Juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.