Këtë të hënë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe me temperatura disa gradë më të larta për periudhën që ndodhemi.
Rreziku nga zjarret pritet të jetë më i lartë, ndërsa era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 11 / 28 °C;
në vendet e ulëta: 11 / 28 °C;
në vendet malore: 7 / 23 °C.