Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike, kryesisht për pjesën e parë të ditës.
Moti do të jetë me vranësira mesatare dhe të dendura të cilat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet mesatar në pjesën më të madhe të vendit nga orët e para të 24orëshit deri në orët e para të ditës.
Më pas reshjet do të lokalizohen me intensitet të ulët në veriperëndim të vendit dhe pas orëve të mesditës do të kemi ndërprerje te tyre.
Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi 1-7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi10-15m/sek, duke bërë që valëzimi në detet Adriatik e Jon të jetë i forcës 2-3ballë.
Temperaturat parashikohen: në zonat malore 4 deri15°C, në zonat e ulëta 8 deri 21°C, në zonat bregdetare 11 deri 20°C.