Dita e sotme pritet të jetë me mot të kthjellët në të gjithë territorin e me temperatura të ulëta. Do të ketë prani të ngricave në akset rrugore.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 10-12 m/sek shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat minimale do të shkojnë deri në -6 gradë dhe ato maksimalet deri në 4 gradë.