Vendi ynë do të ndikohet nga kushte kryesisht të qëndrueshme atmosferike si pasojë e aktivitetit të dy anticikloneve (periferia e Anticiklonit të Azoreve dhe Anticiklonit Afrikan). Megjithatë nuk do të mungojë edhe depërtimi i qëndrave të presionit të ulët të cilat do të sjellin një paqëndrueshmëri të lehtë.

Në këtë mënyrë për pothuasje të gjitha ditët moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash kalimtare të cilat hera-herës do të jenë deri të dendura.

Temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 33 gradë Celsius, më të lartat për këtë muaj.