Këtë të mërkurë, vendi ynë do të ketë kushte të qëndrueshme atmosferike falë ndikimit të Anticiklotit të Azoreve, si dhe masës ajrore të unifikuar.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon mot të kthjellët, me vranësira të pakta kalimtare në relievet malore.
Era pritet të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim 1-6 m/sek, përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina era fiton shpejtësi 10-14 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 2 deri 17°C;
në zonat e ulëta 4 deri 21°C;
në zonat bregdetare 3 deri 21°C.