Prej disa ditësh vendi ynë ndodhet në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku të hënën deri në orët e mesditës pritet që një pjesë e mirë e territorit të jetë në dominimin e kthjellimeve.
Ndërsa në orët në vijim vranësirat do të shfaqen në të gjithë Shqipërinë, vranësirat do jenë më të dukshme në zonat Veriore dhe Lindore. Temperatura e ajrit gjatë mëngjesit dhe mbrëmjes do të sjellin prezencë të ngricave në akset rrugore Veriore dhe Lindore.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke u luhatur nga -8 gradë celsius deri në 11gradë celsius.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 38 kilometra në orë nga Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2-3 ballë.