Gjatë pjesës së parë të ditës, vendi ynë do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash që pas mesdite do të shtohen, duke sjellë shira dhe rrebeshe në zonat malore përgjatë shtrirjes lindore.
Mbrëmja do të sjellë një përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike duke rikthyer kthjellimet në të gjithë vendin.
Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por mesdita sjelle rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 29°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri në 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim mbi 2 ballë.