Kushtet e qëndrueshme atmosferike parashikohet të jenë prezente në pjesën më të madhe të vendit në orët e para të ditës duke sjellë dominim të kthjellimeve dhe kalime të pakta të vranësirave, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat lindore.
Parashikohet që në pjesën e dytë të ditës vranësirat të bëhen më të dukshme, ku herë pas here do të krijojnë mundësi për reshje të pakta të izoluara shiu kryesisht në veriperëndim dhe pjesërisht në qendër të vendit tonë.
Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por rriten lehtë në mesditë duke u luhatur nga 2°C deri në 19°C.
Era do të fryjë mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi jugperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.