Vendi ynë do të përfshihet nga një masë ajrore siberiane në javën e re që do të nisë me termometrin që pritet të shënojë të hënën në Bajram Curri temperature deri në -10 gradë celcius.

I gjithë territori pritet të përfshihet nga acari, teksa Shërbimi Meteorologjik Ushtarak sqaron se temperaturat do të fillojnë të ngrihen vetëm ditën e premte kur gjatë ditës do të shkojnë deri në 14 gradë celcius.