Për shkak të temperaturave tepër të larta, që kanë përfshirë vendin tonë, qeveria ka vendosur të shkurtojë orarin e punës në administratë.

Vendimi i cili pritet të miratohet nesër parashikon, që orari i punës të jetë nga 9:30 deri 15:30 dhe të premten 9.30-13:00.

Prej disa ditës, Shqipëria po përballet me temperatura ekstreme, që shkojnë mbi 40 gradë C.