Moti i keq vazhdon që të mbajë të mbërthyer Shqipërinë prej ditës së djeshme dhe situata kështu do të jetë gjithë fundjavën.

Kryeministri Edi Rama, në një postim në Facebook u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos dalin nga shtëpia, nëse nuk e kanë të nevojshme deri sa të qetësohet situata.

“Mirënjohje të gjithë ekipeve që kanë punuar pa reshtur gjatë natës për menaxhimin e situatës së krijuar nga moti i rënduar, ndërsa vazhdojnë të jenë në terren në gjithë vendin për parandalimin e pasojave.

Një apel edhe ndaj qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme deri në normalizimin e situatës duke shtuar kujdesin” shkruan ai.