Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile me anë të një njoftimi, i ka bërë apel të gjithë qytetarëve, në veçanti strukturave vendore dhe qëndrore, për të qenë në gadishmëri për shkak të reshjeve intensive që pritet të prekin vendin tonë gjatë ditës së nesërme.

Bazuar në parashikimet e Institutit të Gjeoshkencave (IGJEO) dhe Shërbimit Meterologjik Ushtarak (SHMU), pritet që ditën e nesërme vendi të përballet me reshje të dendura shiu, kryesisht në qarqet Vlorë, Gjirokastër, Dibër, Durrës, Tiranë dhe Korçë, si dhe reshje dëbore në zonat malore.

Moti i paqëndrueshëm dhe me temepratura të ulëta, pritet të sjellë dhe prezencë të ngricave duke vështirësuar kështu dhe qarkullimin rrugor.

Njoftimi i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile:

Bazuar në raportimet nga #IGJEO dhe #SHMU, nesër, e diel, 12 janar, priten reshje intensive, kryesisht në qarqet Vlorë, Gjirokastër, Dibër, Durrës, Tiranë dhe Korçë, si dhe reshje dëbore në zonat malore mbi 300 m.

Reshjet mund të shoqërohen me shtrëngata dhe ulje temperaturash, duke krijuar mundësi për ngrica dhe vështirësi në transport.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile u kërkon strukturave vendore dhe qendrore të jenë në gatishmëri për çdo situatë dhe të marrin masa për menaxhimin e reshjeve.

Qytetarëve u rekomandohet të tregojnë kujdes të shtuar në lëvizje dhe të ndjekin njoftimet zyrtare.

Ngrica dhe reshje të dendura shiu, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes