Moti i keq me reshje te shumta ka krijuar probleme ne furnizimin me energji elektrike ne disa zona te Qarkut Gjirokaster.

Konkretisht behet me dije se:

Është ndërprerë energjia përkohësisht në rastet kur reshjet janë shoqëruar me stuhi. Fshatrat Malëshovë, Limar, Leskaj të nj.ad.Këlcyrë ku ka patur ndërprerje të energjisë për shkak të difekteve në linjën Këlcyrë-Malëshovë si dhe në fshatrat e nj.ad Ballaban të bashkisë Këlcyrë. Në bashkinë Përmet fshatrat e nj.ad Frashër e Piskovë , difekte në fidera.

Në bashkinë Dropull nj. adm. Pogon dhe Dropull i Poshtëm. Në bashkinë Tepelenë nj. adm. Kurvelesh, Lopëz dhe pjesërishtë disa fshatra të nj. adm Qendër.

Në bashkinë Libohovë nj. adm. Zagori. Në bashkinë Gjirokastër, nj. adm. Cepo. Në bashkinë Memaliaj nj. adm. Buz.

Po merren masa nga filiali OSHEE Përmet nëpërmjet grupeve emergjente për riparimin e defekteve. Sistemi i ngrohjes në shkolla e kopshte funksionon normalisht.
Strukturat e MC të 7 vu bashkive janë në monitorim dhe gatishmëri për çdo situatë emergjente që mund të krijohet.