Moti i keq ka dëmtuar rrjetin e furnizimit me ujë të pijshëm në zonën e Gjirokastrës dhe Libohovës.

Aktualisht shfaqen probleme për furnizimin me ujë në fshatin Humelicë, Gjirokastër dhe fshatin Stegopul, Libohovë.

Vërshimi i ujërave ka dëmtuar tubacionet e furnizmit dhe depot e shpërndarjes në këto fshatra.

Stafet teknike po punojnë për riparimin e ujësjellsave dhe rikthimin e furnizimit me ujë për banorët.

Gjithashtu reshjet intesive të shiut dhe prurjet e shumta të ujërave kanë dëmtuar rrjetin kullues në sipërfaqet bujqësore në Gjirokastër.

Dëmtime të kanaleve kulluese konstatohen në tokat bujqësore në zonat e Lunxhërisë dhe Cepos, duke rrezikuar përmbytjen e tyre.

Aktualisht strukturat e bashkisë Gjirokastër, me mjete të rënda po punojnë për riparimin e dëmeve të shkaktuara në rrjetin e kullImit dhe parandalimin e përmbytjeve.