Sipas studimeve rreth 65% e kafes konsumohet që me mëngjes ndaj shpesh edhe flitet për vlerat dhe dëmet që shkakton në organizëm.
Një studim i fundit hedh dritë mbi rrezikshmërinë që një lloj përgatitje e kafes ka.
Në një studim të publikuar në Revistën Evropiane të Kardilogjisë Preventive thuhet se, kafja e pafiltruar përmban substance të cilat rrisin kolesterolin e keq në gjak.
Sipas drejtuesit së këtij studimi Dag Thelle, professor në Universitetin e Gothenburgut në Suedi, përdorimi i filtrave ndihmon në shëndetin e mirë të të gjithë organizmit.
Te gjitha llojet kafesë edhe ajo turke apo lloje të tjera përmbajnë sasi të larta të substancave si kafestol dhe kahueol.
Kimikate që gjenden në pikat e vajit si pjesë përbërëse e kafesë duke u kthyer kështu në një dëm për shëndetin.
Studimet kanë treguar se këto substanca mund të rrisin nivelet e triglicerideve dhe nivelet e kolesterolit të keq.
Të dhënat e studimit:
Për studimin e botuar në Revistën Evropiane të Kardiologjisë Preventive, studiuesit hetuan nëse ndonjë metodë e veçantë e përgatitjes së kafes ishte e lidhur me ndonjë rrezik më të lartë të vdekjes së parakohshme, sëmundjeve të zemrës dhe goditjes në tru.
Pjesmarrësit më shumë se 500,000 të rritur norvegjezë midis moshave 20 dhe 79 plotësuan anketa mbipërditshmërinë dhe shëndetine tyre për 2 dekada.
Gjatë kësaj periudhe kohore, afërsisht 12,000 pjesëmarrës vdiqën nga sëmundje të zemrës, 6,000 humbën jetën nga sëmundje ishemike e zemrës dhe pothuajse 3,000 të tjerë nga goditjet në tru.
Në fund studiuesit zbuluan se pjesëmarrësit që pinin kafen të filtruar kishin 15% më pak mundësi për një vdekje më të hershme.
Njerëzit që konsumonin nga një deri në katër filxhanë çdo ditë, patën nivelet më të ulëta të vdekshmërisë në përgjithësi.
Kjo shifër përfshin gjithashtu edhe ata që nuk konsumonin fare kafe.
Të dhënat si për ata që konsumonin kafe filtër dhe ata që nuk konsumonin fare kafe ishin thuajse të njejta dhe kjo sipas ekspertëve vërteton për ndihmën që kjo lloj përgatitje e kafes i jep organizmit.
Sidoqoftë edhe në këtë rast të kafesë më filtër mjekët nuk këshillojnë në asnjë rast më shumë se 5 filxhanë në ditë.