Kryeministri Edi Rama ishte paraditen e sotme në Dropull.
Inauguroi sheshin e rikonstruktuar të Derviçanit, i cili do të mbajë bustin dhe emrin e Konstantinos Mitsotakis, i pari kryeministër i Greqisë që vizitoi Dropullin.
Ajo qe ra ne sy ishte mungesa e familjareve te ish-kryeministrit grek Mitsotakis, si e Kyriakos, djalit qe sot eshte kryeminister i Greqise, ashtu edhe Doras, vajzes, ish-ministre e jashtme e Greqise.
Edi Rama tha se “busti i tij do të qëndrojë si shëmbëlltyra e të vërtetës historike, se ajo që i bashkon qysh në lindje të kohërave popujt e vendet tona është përjetësisht më e madhe, se sa çfarë do qoftë mund t’i ketë ndarë a ndajë përkohësisht, për arsyet e mosarsyes së politikës” tha ai, që duket se referimi i shkon faktit që kryeministri aktual i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, djali i Konstantinos Mitsotakis, që iu ngrit busti nuk erdhi ishte fjala 22 Dhjetorin e vitit të kaluar, kur kreu i qeverisë së vendit fqinj ishte në këtë shesh.
Çështja e arrestimit të Fredi Belerit ndau thellë palët duke i futur palët në një kurs përplasje.