Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka është thirrur sot në SPAK.
Sipas asaj që raportohet në media, Xhaçka është paraqitur për të dhënë një dëshmi në cilësinë e personit që ka dijeni për hetimet për privatizimet e pronave të ushtrisë.
“Jam thirrur për ato akuza që i ka bërë opozita në adresë të ministrit të Mbrojtjes, kur kam qenë. Pa diskutim që unë jam në dispozicion të drejtësisë, kjo është arsyeja pse ne kemi punuar dhe luftuar që të gjithë jemi në dispozicion të drejtësisë, për t’u pyetur dhe për t’u kthyer përgjigje për ato çështje që duhet të hetohen. Unë nuk bëj përjashtim edhe në funksionin që kam”.tha Xhaçka.