Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, në detyrë prej 1 gushtit ka patur pak dalje publike e deklarime mediatike.
Pavarësisht këtij profili të ulur, këto 36 ditë në detyrë, i ka përdorur për të hartuar një mori me ndryshime të thella në Ministrinë që drejton.
Mediat, duke iu referuar burimeve nga Ministria e Brendshme dhe qeveria kanë mundur të mësojnë atë që pritet të shpalosë ministri Hoxha paraditen e së premtes.
Priten ndryshime të shumta në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, duke përfshirë të gjithë zinxhirin drejtues dhe drejtuesit e drejtorive vendore.
Gjithashtu priten ndryshime edhe në drejtimin e drejtorive në varësi të Ministrisë së Brendshme.