Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka njoftuar ditën e sotme se po punohet në lidhej me një marrëveshje me Emiratet e Bashkuara, që përfshin pajisjen me radarë dhe kamera të rrugëve, duke ulur kështu numrin e efektivëve që patrullojnë në rrugë.
Kjo marrëveshje sipas Ballës, do të bëj më të lehtë gjetjen e personave që janë në kërkim.
“Një nga objektivat e mia është që koha e gjetjes e atyre në kërkim të jetë sa më e shkurtër.
Një vend për të marrë eksperienca.
Po negociojmë një marrëveshje në fushën e financimit të një sistemi monitorimi me kamera e radarë në rrugët e qyteteve për të mundësuar pakësimin e numrit të policëve në rrugë”, tha Balla.