Të premten, gjatë prezantimit të projektligjit të ri Për Policinë e Shtetit, në Komisionin e Sigurisë, ministri i Brendshëm, Taulant Balla, bëri një ftesë për të rinjtë e të rejat që kanë mbaruar gjimnazin, të konsiderojnë si mundësi aplikimi edhe Akademinë e Sigurisë.
Ai nënvizoi se aplikimet janë të hapura nga data 30 korrik deri në 4 gusht, përmes portalit UAlbania.
“Unë u bën thirrje dhe i ftoj maturantët që janë ende në dilemën për të zgjedhur rrugën e karrierës së tyre, që të konsiderojnë edhe ofertën e Ministrisë së Brendshme, Policisë së Shtetit, për t’u bërë pjesë e Akademisë së Sigurisë. Këtë vit kemi 100 kuota në nivelin ‘Bachelor’, në Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit. Ata që do të përfundojnë këtë cikël 3-vjeçar, janë përfitues të drejtpërdrejtë të gradës ‘Nënkomisar’”, tha ministri Balla.