Presidenti Ilir Meta ka rikthyer një pjesë nga deklarata e tij një ditë më parë duke përsëritur edhe njëherë thirrjen për të arrestuarit e penduar për aferën e Inceneratorëve.
Meta shprehet se ata duhet të tregojnë se kush i dha garanci të shkelnin ligjin në mënyrë kriminale. Ai thekson se mjafton vetëm dëshmia e ish-ministrit të Financave për të vënë para përgjegjësisë të paktën gjysmën e qeverisë.
“T’i kthehen popullit shqiptar mbi 400 milion euro të vjedhura me aferën e inceneratorëve! U bëj thirrje të arrestuarve të bëhen “të penduar” dhe të tregojnë se kush ju dha garanci për të shkelur ligjet në mënyrë kriminale.
Mjafton vetëm dëshmia e ish ministrit të Financave në Komisionin Parlamentar për të vënë para përgjegjësisë të paktën gjysmën e qeverisë.
Ajo që duhet më shumë është t’i kthehen lekët popullit. Janë mbi 400 milion euro”, shprehet presidenti Ilir Meta.